Truke për t'i bërë flokët tuaj të duken bukur edhe pas zgjimit - AlpeGossip
Truke për t’i bërë flokët tuaj të duken bukur edhe pas zgjimit

Truke për t’i bërë flokët tuaj të duken bukur edhe pas zgjimit

Pothuajse çdo vajzë përballet me këtë problem të ndërlikuar: a duhet të zgjohet më herët për të stilituar flokët apo të flejë pak më gjatë dhe të përfundojë me një bisht të thjeshtë? Ne sugjerojmë që të mos zgjidhni mes këtyre opsioneve pasi me këto këshilla do të bëni edhe disa orë më tepër gjumë edhe do të zgjoheni me modelin e preferuar të flokëve.

Lexoni këshillat më poshtë që ju ndihmojnë të dukeni të mrekullueshme në mëngjes: 

  • Përdorni jastëk mëndafshi.
  • Nëse vendosni t’i kapni, bëjini topuz. Nesër do të zgjoheni me onde.
  • Përdorni karfica nëse nuk doni flokë të elektrizuar në mëngjes.
  • Një shall koke mund të jetë zgjidhja për flokun tuaj. Ai i mban të “organizuar” fijet e flokut.
  • Bëni 2 topuza. (një në të majtë të kokës dhe një në të djathtë të saj).
  • Në vend të mashës përdorni bikudina lecke. Nxehtësia është armiku i flokëve.
  • Zgjidh krëhërin e duhur për flokë.