Eleni Foureira NDEROHET me “Çmim Mirënjohje” nga Presidenti i Qipros: Jam krenare… – AlpeGossip
Eleni Foureira NDEROHET me “Çmim Mirënjohje” nga Presidenti i Qipros: Jam krenare…

Eleni Foureira NDEROHET me “Çmim Mirënjohje” nga Presidenti i Qipros: Jam krenare…

Eleni Foureira këngëtarja me origjinë shqiptare rrembeu zemrat e publikut europian me performancën e saj në Eurovizion. Ajo ishte përfaqësuese e Qipros dhe arriti të marrë çmimin e dytë me këngën e saj “Fuego” dhe u vlerësua maksimalisht nga publiku.

Sot gati një muaj pas Eurovisionit, Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, ka pritur në takim Elenin të cilën e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohje”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në Instagram e cila u shpreh e lumtur për vlerësimin nga presidenti.

“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”- ka shkruar ajo.