Blerina Bombaj ndan një shqetësim të madh: Çfarë po hanë fëmijët shqiptarë? – AlpeGossip
Blerina Bombaj ndan një shqetësim të madh: Çfarë po hanë fëmijët shqiptarë?

Blerina Bombaj ndan një shqetësim të madh: Çfarë po hanë fëmijët shqiptarë?

Çdo këshillë të saj në televizion, me siguri të gjithë i kanë dëgjuar me vëmendje dhe madje kanë mësuar diçka të rëndësishme prej tyre. Bëhet fjalë për dietologen Blerina Bombaj, e cila gjithmonë ka vënë theksin te ushqyerja e shëndetshme dhe vlerat ushqimore. Madje shumë rëndësi ajo i ka kushtuar edhe dietës ushqimore të fëmijëve.

Ditën e sotme, dietologia është përqëndruar pikërisht në këtë gjë dhe ka bërë një paralajmërim për të gjithë prindërit. Blerina ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi të mbeturinave nga mbetjet e moltove, patatinave dhe llojeve të ndryshme të ushqimeve industriale. Mesa duket kjo panoramë e ka shqetësuar pa masë dietologen dhe këtë e ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj. “Çfarë po hanë fëmijët shqiptar? Në cilin vend të botës, fëmijët i kanë oborret e shtëpive plot me pemë me fruta dhe preferojnë këto ushqime industriale? Shihni çfarë preferojnë fëmijët e fshatrave tona, nga pamja e vetëm 50 metra rrugë larg dyqanit të lagjes dhe e koshit të mbeturinave afër shkollës së fshatit! Çfarë janë duke bërë këta prindër që ju japin lekë fëmijëve me vete?”, – ka shkruar ajo.

Të thëna këto gjëra nga një dietologe, do të thotë se prindërit nuk duhet t’i lejojnë kurrsesi fëmijët të konsumojnë të tilla ushqime.