ME VIDEON ROMANTIKE/ Ja si ka zgjedhur Angela Martini të urojë bashkëshortin për ditëlindje – AlpeGossip
ME VIDEON ROMANTIKE/ Ja si ka zgjedhur Angela Martini të urojë bashkëshortin për ditëlindje

ME VIDEON ROMANTIKE/ Ja si ka zgjedhur Angela Martini të urojë bashkëshortin për ditëlindje

Një ndër çiftet më të përfolura në vend dhe jo vetëm janë Angela Martini dhe Dragos Savulescu.

Së fundmi, bashkëshorti i modeles ka festuar ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungote një urim plot dashuri nga ana e Angela-s. Ajo ka publikuar një video përkrah Dragos, duke treguar se nuk do të ndryshonte asnjëherë asgjë.

“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tend. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, janë fjalët që Martini ka shkruar krahas videos.

Kujtojmë se Dragos ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku shpenzoi shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

VIDEO