KOMENTET RACISTE TË CAMILA CABELLO-s/ Reagon këngëtarja e njohur: Ishte shkatërruese – AlpeGossip
KOMENTET RACISTE TË CAMILA CABELLO-s/ Reagon këngëtarja e njohur: Ishte shkatërruese

KOMENTET RACISTE TË CAMILA CABELLO-s/ Reagon këngëtarja e njohur: Ishte shkatërruese

Disa vite më parë, këngëtarja Camilla Cabello shprehte hapur racizmin në komentet e saj në Twitter, duke iu referuar njerëzve me ngjyrë me termin “nigga”, i cili ka përmbajtje raciste.

Asokohe, këngëtarja Normani, pjesë e grupit “Fifth Harmony” së bashku me Camila-n, nuk reagoi lidhur me racizmin e theksuar të koleges së saj.

Mirëpo, ajo ka vendosur të flasë njëherë e mirë, duke u shprehur është ndjerë keq për diskriminimin e Camilla-s.

“Dua të jem shumë e qartë në lidhje me atë që dua të them për këtë temë aspak të këndshme. Jam menduar disa herë për të folur për këtë çështje sepse nuk doja të ishte pjesë e deklaratave të mia, por unë jam një grua me ngjyrë dhe jam pjesë e një brezi që ka histori të ngjashme. Përballem çdo ditë me të tilla sulme pa kuptim. E kam toleruar diskriminimin shumë më përpara sesa të kuptoja se çfarë po ndodhte realisht. Urrejtja direkte ose indirekte kanë qenë pranë meje për shumë vite, për shkak të ngjyrës.

Nuk do të ishte e ndershme nëse do të thoja se këto fjalë nuk më kanë lënduar. Ishte shkatërruese që komentet vinin nga dikush që supozohet ta kisha si motër, sepse e dija që nëse situata do të përmbysej, unë do t’i mbroja të gjitha me gjithë zemër pa e menduar dy herë. U deshën ditë që ajo të pranonte se çfarë po ndodhte në internet dhe u deshën vite që ajo të merrte përgjegjësinë për postimet fyese, të cilat u shfaqën së fundmi.

Nuk dua ta trajtoj vetëm kështu situatën, pasi besoj se të gjithë meritojmë mundësinë për t’u rritur. Me të vërtetë shpresoj që t’i ketë shërbyer si mësim. Shpresoj që të ketë mirëkuptuar pse situata ishte e papranueshme. Po them atë që ndiej vërtet në zemër dhe jam shumë transparente sa nuk do të flas kurrë për këtë çështje.

Për burrat dhe gratë e tjera me ngjyrë, ne jemi si të gjithë. Fuqia jonë qëndron te kultura jonë. Jemi pasardhës të një liste të gjatë mbretërish dhe mbretëreshash. Ne meritojmë respekt. Unë meritoj respekt dhe thjesht sapo kam filluar.”- përfundoi ajo.

Për shfaqjen e racizmit i cili ka lënduar mikeshën e saj dhe shumë persona të tjerë, Camilla ka kërkuar falje më parë duke u shprehur se në atë kohë ishte thjesht një fëmijë dhe e paedukuar.