‘E mban mend kur ishim komshinj?’, Rudina i nxjerr ‘sekretin’ aktorit të ftuar në emision – AlpeGossip
‘E mban mend kur ishim komshinj?’, Rudina i nxjerr ‘sekretin’ aktorit të ftuar në emision

‘E mban mend kur ishim komshinj?’, Rudina i nxjerr ‘sekretin’ aktorit të ftuar në emision

Të ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishin aktorët Romir Zalla dhe Suela Bako të cilët përpos projekteve në anën profesionale, rrëfyen edhe lidhjen e tyre të dashurisë.

Romir dhe Suela treguan se dikur kanë qenë fqinj dhe këtu përmendin faktin që edhe Rudina Magjistari ka qenë fqinja e tyre.

“E mban mend që kemi qenë komshinj bashkë?”, e pyeti Romiri Rudinën e cila zbuloi edhe një detaj.

“Po, e mbaj mend, por unë ju kujtoj gjithmonë bashkë. Nuk ju mbaj mend veç e veç. Gjithmonë me Suelën të mbaj mend”, tha Rudina duke qeshur e duke zbuluar se Romiri e ka pëlqyer Suelën që kur e kishte në lagje e më pas u lidhën në Akademi.