Eva Murati sqaron për herë të parë se ku ishte Genar Topalli ditën e ditëlindjes së saj – AlpeGossip
Eva Murati sqaron për herë të parë se ku ishte Genar Topalli ditën e ditëlindjes së saj

Eva Murati sqaron për herë të parë se ku ishte Genar Topalli ditën e ditëlindjes së saj

Në muajin maj, moderatorja Eva Murati festoi 23-vjetorin e lindjes, në një festë surprizë të organizuar nga miqtë e saj.

Mirëpo u vu re mungesa e së dashurit Genar Topalli, djali i ish-kryeparlamentares shqiptare, i cili nuk u pa në asnjë foto të publikuar.

E ftuar në “Top Arena”, moderatori guxoi ta pyeste për arsyet e mungesës së tij në festë.

“Pse mungoi Genari në ditëlindjen tënde?” –  ishte e Manushit.

“Nuk mjaftojnë të gjitha informacionet sportive për të cilat po diskutonim më parë që më bëni këto pyetje?” – iu përgjigj Eva.

Por Manushi këmbënguli se pyetjet nuk i ka realizuar ai, duke i kërkuar përgjigjen tërë mirësjellje.

“Nuk mungoi!” – u përgjigj shkurt Eva Murati.

Gjithashtu Eva Murati theksoi se ajo njihet si “Eva e sportit” dhe për lidhjen e saj të dashurisë.