“Komedia që shkoi për dreq”, Monika Lubonja tregon se ka dashur ta braktiste shfaqjen 3 herë… – AlpeGossip
“Komedia që shkoi për dreq”, Monika Lubonja tregon se ka dashur ta braktiste shfaqjen 3 herë…

“Komedia që shkoi për dreq”, Monika Lubonja tregon se ka dashur ta braktiste shfaqjen 3 herë…

Monika Lubonja i është rikthyer teatri pas një mungese të gjatë në skenë. 5 vite pas daljes së saj të fundit, aktorja e njohur është bërë pjesë e shfaqjes “Komedia që shkoi për dreq” me regji të Driada Dervishit. Këtë të shtunë Monika ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu dhe ka treguar se për të ky rikthim nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Pata tre-katër momente që mendova ta braktisja shfaqjen. I thashë Driadës që jo nuk do ta bëj sepse akoma nuk isha e çliruar të bëja një transformim tjetër të Monikës. Si Ada, si Genti, si Romiri më vunë në pozitë. Dola para pasqyrës dhe i thash vetes bën apo s’bën dhe pasqyra mu përgjigj se më shumë se kurrë ti do ta bësh. “,- është shprehur aktorja.

Epo padiskutim që ka bërë zgjedhjen më të mirë pasi publiku e ka duartrokitur pafund në të gjitha shfaqjet që kjo komedi ka shfaqur deri tani.