Benardi i “Big Brother” shfaqet në ekran pas kaq kohësh, ja me çfarë po merret ai (FOTO) – AlpeGossip
Benardi i “Big Brother” shfaqet në ekran pas kaq kohësh, ja me çfarë po merret ai (FOTO)

Benardi i “Big Brother” shfaqet në ekran pas kaq kohësh, ja me çfarë po merret ai (FOTO)

Me siguri të gjithë e mbani mend Benardin nga edicioni i fundit i ‘Big Brother’. Përveç se një djalë simpatik, Benardi u bë i njohur edhe nga lidhja me Xhenin, me të cilën u njoh brenda shtëpisë më të famshme.

Pas ndarjes me bukuroshen, Benardi vendosi të tregohej më i rezevuar për mediat. Por me sa duket, e gjitha ka një arsye. Ish-banori është përgatitur fort për një nga pasionet e tij të mëdha, boksin.

Ai është shfaqur së fundmi në eventin e boksit që zhvillohet në vendin tonë. Boksieri i njohur shqiptar Gjetan Keta do të ndeshet pak momente më vonë për titullin kampion bote me homologun boshnjak Sladjan Janjanin.

Sfida mbahet në Dibrën e Madhe, në shenjë simbolike dhe nderimi për vitin e Skënderbeut.

ImageImage