Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë: ‘Do të duam me gjithë forcën e shpirtit’ – AlpeGossip
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë: ‘Do të duam me gjithë forcën e shpirtit’

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë: ‘Do të duam me gjithë forcën e shpirtit’

Me anë të një postimi në “Facebook”, këngëtari i njohur shqiptar Kelly ka dhënë lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë.

Kelly ka publikuar foton e vogëlushit teksa i mban dorën, por fytyrën ja ka mbuluar me një emoji me zemra.

Këngëtari ka zbuluar edhe emrin e djalit të cilin çifti kanë vendosur ta quajnë Liam.

“Mirëserdhe ne jetë Liam! Një emocion i papërshkrueshëm të jesh prind. Falenderoj zotin çdo ditë që të kam ty dhe mamin pjesë të jetë time. Do të të dua me gjithë forcën e shpirtit tim në çdo ditë të jetës sonë. Jetë të gjatë princi ynë”, shkruan Kelly.

 

Kujtojmë që Kelly lajmin e bukur se do bëhej baba e dha për publikun në tetor të vitit të kaluar, i ftuar tek “E diela shqiptare”, aty ku u surprizua me një video ku dëgjoi për herë të parë të rrahurat e zemrës së bebit.