“NUK DO ISHA KURRË MUZIKANT”/ Eltoni tregon arsyen pse zgjodhi fushën e artit (FOTO) – AlpeGossip
“NUK DO ISHA KURRË MUZIKANT”/ Eltoni tregon arsyen pse zgjodhi fushën e artit (FOTO)

“NUK DO ISHA KURRË MUZIKANT”/ Eltoni tregon arsyen pse zgjodhi fushën e artit (FOTO)

Mbrëmja e djeshme e ‘Soiree’ ishte e dedikuar në pjesët e para të saj, kompozitorit dhe muzikantit të njohur shqiptar, Ferdinand Deda.
Për të folur për jetën e tij, muzikën që bëri dhe trashëgiminë që la pas ishin të ftuar miq të ngushtë të të ndjerit dhe i biri i tij, Elton Deda.
Duke biseduar me moderatoren dhe autoren e programit, Jonida Shehun, Eltoni tregoi se nëse nuk do të ishte për babain e tij, ai nuk do të ishte bërë kurrë një muzikant siç është sot.
“Shiko, po të mos kisha pianon në shtëpi, po të mos kisha edhe babin nuk do isha bërë muzikant. Sepse fëmija e do gjithmonë një tutor për të ndjekur një fushë të artit,”- tregoi Deda.
“Besoj se po të kisha një baba oficer, le të themi që do të isha bërë oficer!”, – përfundon Elton Deda.