“S’DUA TË BËJ SI DIVË”/ Këngëtarja shqiptare udhëton me autobus dhe e thotë “troç” – AlpeGossip
“S’DUA TË BËJ SI DIVË”/ Këngëtarja shqiptare udhëton me autobus dhe e thotë “troç”

“S’DUA TË BËJ SI DIVË”/ Këngëtarja shqiptare udhëton me autobus dhe e thotë “troç”

Ajo njihet si një ndër këngëtaret më të drejtpërdrejta dhe më të sinqerta ndaj dhe Fifi nuk e ka problem të tregojë se udhëton me autobus si ne njerëzit e thjeshtë, për të takuar prindërit e saj.

Fifi jeton në Tiranë dhe udhëton shpesh drejt Prishtinës për të takuar familjen e saj. Ajo ka publikuar sot një foto të bërë rrugës nga autobusi ndërsa shkruan se nuk i vjen aspak turp nga jeta që bën.

Fifi shprehet se Zoti e ka bekuar me zërin dhe vetëm kaq, pasi kjo gjë nuk do të thotë se ajo duhet të sillet si një divë e paprekshme.

“Nuk kam pasur asnjëherë turp nga jeta që bëj…Unë udhëtoj shumë, sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë…dhe po, unë jetoj me autobus. Ju ndoshta do të më pyesnit ‘Po pse jeton si njëri normal?’. Sepse sinqerisht njerëz unë jam një njeri normal. Zoti vetëm më bekoi me zërin tim, por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq që nuk dua të jem e paprekur dhe të veproj si një diva false apo çfarëdo. Asnjëri nuk është në rangun tonë ose do të jetë ndonjëherë. Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi…e bija e Avni dhe Nurije Raçit”, ka shkruar këngëtarja.

Ja pra edhe të famshmit bëjnë jetë normale si ne dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur!