E paskemi ditur gabim/ Ja cila është arsyeja e vërtetë pse Gjiko anuloi dasmën me Elita Rudin dy ditë para (FOTO) – AlpeGossip
E paskemi ditur gabim/ Ja cila është arsyeja e vërtetë pse Gjiko anuloi dasmën me Elita Rudin dy ditë para (FOTO)

E paskemi ditur gabim/ Ja cila është arsyeja e vërtetë pse Gjiko anuloi dasmën me Elita Rudin dy ditë para (FOTO)

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi anuluan dasmën e shumëpërfolur. Në media thuhej se në datën 23 gusht dyshja do të celebronin me martesë dashurinë e tyre, por dy ditë para saj u bë me dije se ceremonia nuk do të mbahet. Për më shumë se një javë çifti zgjodhi të mos japë asnjë detaj dhe në emisionin e saj, Elita përgjatë një bisedimi ku iu përmend martesa, reagoi sikur nuk dinte gjë.

“Çfarë martese?!”, u shpreh Elita e çuditur, duke mos dashur të japë asnjë informacion mbi këtë çështje ose duke lënë të nëkuptohej se diçka e papritur ka ndodhur mes çiftit. Kujtojmë se moderatorja kohët e fundit është duke u përfolur për një shtatzëni të mundshme dhe përsëri ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur. E sipas mediave të Kosovës, shtatzënia e mundshme mund të jetë dhe arsyeja e anulimit të ceremonisë VIP. Pak javë më parë, reperi nga Kosova Asdren Gjikolli, që njihet me emrin e muzikës Gjiko, i propozoi martesë të dashurës së tij, prezantueses së njohur, Elita Rudit.

Disa ditë më vonë mediat e Kosovës publikuan lajmin se Elita është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas këtyre burimeve, prezantuesja ka pasur shqetësime për shkak të shtatzënisë, të cilat duket se e kanë penguar të realizojë të gjitha emisionet që kishte planifikuar të moderonte me personazhe të njohur. Fansat e çiftit gjithashtu janë të bindur për këtë shtatzëni, madje edhe e kanë pyetur në komente për ecurinë e saj, ndërkohë që pritet nga dita në ditë që Elita të japë një konfirmim për të vërtetën e këtij lajmi.

Gjithsesi, miq të afërt të çiftit kanë deklaruar se Gjiko dhe Elita janë kokë e këmbë të dashuruar dhe nuk kanë çfarë presin më gjatë për të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Prej muajsh, ata kanë nisur bashkëjetesën në Prishtinë, një vendim që e morën pak kohë pasi u njohën gjatë një interviste, që Elita zhvillonte me reperin për emisionin e saj, sipas panoramaplus. Pas programit, ata shkëmbyen kontaktet dhe shumë shpejt do e shihnin veten në një lidhje serioze, që me shumë gjasa do të finalizohet me dasmë së shpejti. Mediat e Kosovës kanë kohë që flasin për një martesë të fshehtë që po planifikon reperi i njohur nga Peja, Gjiko dhe prezantuesen nga Gjakova.