Këngëtarja shqiptare flet hapur: Jam lodhur me botoksin, tashmë do kryej vetëm operacione plastike – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare flet hapur: Jam lodhur me botoksin, tashmë do kryej vetëm operacione plastike

Këngëtarja shqiptare flet hapur: Jam lodhur me botoksin, tashmë do kryej vetëm operacione plastike

Personazhet e famshëm publik e kanë tejet të vështirë të pranojnë se kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë. Mirëpo ky nuk është rasti i këngëtares Gjyste Vulaj.

E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja pranoi se ka bërë disa herë botoks në pjesën e syve, por asnjëherë ndërhyrje estetike. Gjyste pranoi se tashmë po e mendon të ndërhyjë në pjesën e gushës, pasi nuk i pëlqen forma e saj.

“Unë nuk kam bërë operacione plastike, por jam duke e menduar. Më duhet pak kohë sa të mar informacionet e duhura. Do kisha bërë shumë gjëra, por kam frikë nga anestezia. Jam lodhur me botoksin që e bëj këtu tek pjesa e syve dhe anash buzëve. Do doja të hiqja pak pjesën poshtë mjekrës dhe të bëja një liftin fytyre”, tha këngëtarja.