“LEKU LETËR”/ Dalin pamjet nga jahti luksoz i Gjikos (FOTO) – AlpeGossip
“LEKU LETËR”/  Dalin pamjet nga jahti luksoz i Gjikos (FOTO)

“LEKU LETËR”/ Dalin pamjet nga jahti luksoz i Gjikos (FOTO)

Reperi Gjiko prej kohësh po përjeton një sukses të madh në karrierën e tij dhe këngën e tij janë kthyer menjëherë në hite dhe kanë shumë klikime në Youtube. Ndonëse do ende pak muaj për të ardhur vera, Gjiko siç duket ka filluar që tani me përgatitjet e para për pushimet e tij.

Këngëtari i njohur, nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ ka publikuar një jaht që siç duket e ka blerë së fundmi. Në videot e publikuara, Gjiko shihet teksa lundron në jahtin e tij luksoz dhe më pas ka publikuar dhe disa motorra uji që siç thotë dhe ai do t’i përdor për të shkuar në dyqan.

Një muaj më parë Gjiko dhe Elita u bënë për herë të parë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emirin Zëri, dhe me siguri këto pushime verore do të jenë më të qeta për çiftin.