PSE MARRËDHËNIET TOKSIKE ZGJASIN MË SHUMË? Zbuloni 6 arsyet që duhet t’i dijë çdokush – AlpeGossip
PSE MARRËDHËNIET TOKSIKE ZGJASIN MË SHUMË? Zbuloni 6 arsyet që duhet t’i dijë çdokush

PSE MARRËDHËNIET TOKSIKE ZGJASIN MË SHUMË? Zbuloni 6 arsyet që duhet t’i dijë çdokush

Një nga aspektet më konfuzë në një ndarje është se pse me disa njerëz na nevojitet aq shumë kohë për t’i harruar. Pse disa nga njerëzit më të këqinj dhe pa zemër janë kaq të vështirë për t’u harruar?

Ka disa arsye pse një marrëdhënie toksikë nuk përfundon asnjëherë. Më poshtë ju tregojmë 6 shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie toksike dhe pse nuk po mundeni ta harroni sipas ‘Cosmopolitan’:

1-Fakti që ju vazhdoni të qëndroni me dikë abuziv, kjo tregon se në fillim të lidhjes ata kanë qenë aq të mrekullueshëm sa që për ju është e pamundur të ndaheni.

2-Një cilësi e kësaj marrëdhënie është se partneri abuziv ju kërcënon gjatë gjithë kohës se do të ndahet nga ju madje edhe për gjërat më të vogla.

3-Ai është profesionist që t’jua lërë ju fajin se ishit ju ata që shkatërruat marrëdhënien.

4-Të qenurit në një lidhje të tillë ka bërë që ju të humbni disa nga miqtë tuaj.

5-Të shoqëroheni më dikë abuziv dhe që ju sulmon gjatë gjithë kohës është dëmtuese, pasi kështu vetëvlerësimi juaj bie dhe ju e lejoni partnerin t’ju kontrollojë për çdo gjë.

6-Truri juaj është duke proçesuar akoma se si të filloni të besoni tek njerëzit përsëri. Pasi përfundon një lidhje e tillë është shumë e vështirë për të njohur dhe besuar dikë tjetër.