16 VITE NË “TOP CHANNEL”/ Si e fitoi Albana Osmani punën në televizion – AlpeGossip
16 VITE NË “TOP CHANNEL”/ Si e fitoi Albana Osmani punën në televizion

16 VITE NË “TOP CHANNEL”/ Si e fitoi Albana Osmani punën në televizion

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Albana Osmani ka treguar për herë të parë historinë interesante si e fitoi punën në Top Channel, 16 vite më parë.

“Sa kisha mbaruar Universitetin e Arteve, dëgjuam që në vrullin e madh të zhvillimit të një televizioni, Top Channel, është hapur një studio grafike dhe unë më shoqen time Aurora thamë ta provojmë se specialiteti im ishte grafik dizajner.

Shkuam atje dhe sa u afruam tek roja e parë tek hyrja, më tha ‘Ec, ec, se po të pret drejtori’. Nuk e kuptova pse tha që po me priste drejtori, shkova tek roja tjetër, edhe ai më tha ‘Ec, ec se po të pret drejtori’.  Uau çfarë pritje të bëjnë këtu thashë me vete. Shkova tek drejtori, trokita në derë dhe hyra.

Tha më kanë thënë që je aktore e famshme po s’po të mbaj mend, mund të më thoni kush jeni. Unë nuk jam askushi, sapo kam mbaruar Akademinë e Arteve, kam ardhur për të kërkuar punë por nuk kam asnjë eksperiencë pune i thashë. Ai hapi dy sirtar plot me CV, i nxorri mbi tavolinë dhe tha këtu janë minimumi 500 njerëz që kërkojnë të futen në punë në Top Channel aktualisht dhe kushedi sa të tjerë më telefonojnë. Por e di çfarë? Ti do të futesh në punë në Top Channel.

Pse? Sepse lexohet qartë një sinqeritet dhe një dëshirë për të bërë diçka të bukur në jetë, ti kërkon punë grafik dizajn, por unë besoj se e ardhmja jote do të jetë shumë më e madhe në televizion. Të nesërmen fillova punë në post-produksionin e News room, kam punuar për 8 muaj në montazh dhe më ndihmoi shumë”, tregoi Albana.