ÇFARË PO NDODH ME BEBE REXHËN? Pranon që vuan nga depresioni dhe fansat po bëhen merak – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH ME BEBE REXHËN? Pranon që vuan nga depresioni dhe fansat po bëhen merak

ÇFARË PO NDODH ME BEBE REXHËN? Pranon që vuan nga depresioni dhe fansat po bëhen merak

Bebe Rexha ka bërë mungesa në rrjetet sociale dhe fansat janë të shqetësuar për këngëtaren.

Nëse hyni në Instagramin e saj do të shihni se postimi i fundit i përket datës 9 shkurt, dhe kjo ka bërë që të lindin dyshime për shëndetin e saj.

Pak kohë më parë, Bebe u shpreh se vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar. Në një postim në Twitter, ajo pranoi se ndihet e mërzitur dhe e vetmuar dhe u tregoi miliona fansave të saj se është në depresion.

 “Në pamje të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi plot shkëlqim e Bebes, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos më kapë paniku 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet e saj në Twitter.

Megjithatë ajo është duke punuar shumë që të sjellë këngë të reja, dhe ndoshta mungesa e saj në rrjetet sociale lidhet më këto projekte.

Bebe është shprehur se muzika e saj e re do të flasë për problemet e saj dhe do të jetë autobiografike.

“Unë jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë në lidhje me shëndetin mendor, kështu që unë flas për të. Albumi ka të bëjë me shumë nga pasiguritë dhe frikërat e mia, kështu që çdo këngë ka të bëjë me një pasiguri që kam, sepse ndjehem sikur njerëzit më kuptojnë”.

https://www.instagram.com/p/B8Wn91tFOE3/