E premtja është e “Dancing with the stars” dhe Ami sapo i tha publikisht disa fjalë për spektaklin e Vizion Plus! – AlpeGossip
E premtja është e “Dancing with the stars” dhe Ami sapo i tha publikisht disa fjalë për spektaklin e Vizion Plus!

E premtja është e “Dancing with the stars” dhe Ami sapo i tha publikisht disa fjalë për spektaklin e Vizion Plus!

Çdo të premte në mbrëmje pritet një tjetër natë plot surpriza në “Dancing with the Stars” që transmetohet në Vizion Plus. Tashmë që gara është bërë më e fortë ky spektakël ka nisur të bëhet më interesant. Mjaft të kujtoni debatet dhe surprizat e javës së kaluar që pushtuan portalet kudo.

Ardi Asllani, kuratori i imazhit pranë “Dancing with the Stars” ka postuar një video nga puntata e kaluar dhe ka premtuar se edhe sot do të ketë një natë të mbushur me surpriza.

Por ajo çka na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Amarda Toskës, ish prezantueses simpatike të Dancing with the Stars dikur. Ajo ka treguar se mezi e pret darkën e të premtes dhe i ka dhuruar një puthje virtuale të gjithëve. Siç duket, ky spektakël mbetet i preferuari i saj.