Na fiksuan me këngën “Pasha Jetën”, por me siguri e keni humbur këtë gabim njerëzor të Capital T (FOTO) – AlpeGossip
Na fiksuan me këngën “Pasha Jetën”, por me siguri e keni humbur këtë gabim njerëzor të Capital T (FOTO)

Na fiksuan me këngën “Pasha Jetën”, por me siguri e keni humbur këtë gabim njerëzor të Capital T (FOTO)

Janë gjëra që ndodhin!

Prej ditësh na kanë lajmëruar që do sjellin një super projekt dhe I plotësuan të gijtha pritshmëritë pasi kënga e re e Majk dhe Capital T, e mori gjithë vemendjen e publikut.

Upublikua mesditën e sotme hiti më i ri nga dy reperat kosovarë dhe mejëherë u kthye në trend në vendin tonë sepse u shpërnda shpejt në rrjetet sociale. Capital T dhe Majk kanë realizuar vetë si tekstin ashtu edhe melodinë e këngës e cila ka një skenar të thjeshtë: djemtë i këndojnë një dashurie të shkuar në mënyrë shumë të ëmbël por stil siç dinë ata. Xhirimet e klipit janë bërë jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës pasi djemtë kanë dashur të japin një aromë shumë europiane në hitin e tyre të ri.

Por me siguri e keni humbur një gabim që Kapo ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook. Teksa po promovonte hitin e tij, kur publikoi një foto në Facebook për të treguar orën e lanccimit të këngës, emri i artit i Capital T nuk ishte shkruar mirë dhe neve të intv.al na e zuri syri.

Fatkeqësisht mungonte shkronja “L” pasi ishte shkruar “Capita T”. Është me të vërtetë një gabim që u ndodh të gjithëve dhe me siguri mund të ketë patur dorë “autocorrecti”, por stafi i reperit e rregulluan menjëherë atë dhe e ndryshuan duke shkruajtur emrin e saktë.