NË DITËN E LINDJES/ Margarita Xhepa në spital. Ja si është gjendja shëndetësore e aktores pas operacionit – AlpeGossip
NË DITËN E LINDJES/ Margarita Xhepa në spital. Ja si është gjendja shëndetësore e aktores pas operacionit

NË DITËN E LINDJES/ Margarita Xhepa në spital. Ja si është gjendja shëndetësore e aktores pas operacionit

Margarita Xhepa i është nënshtruar një operacioni në këmbë rreth dy javë më parë në një spital privat në Tiranë.

Aktores e njohur shqiptare iu mundësua ndërhyrja falë mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, i cili mbuloi kostot e operacionit duke bërë të mundur përmirësimin e shëndetit të artistes së madhe.

Sot, Olti Curri ka publikuar një foto të Xhepës nga spitali, ku ka pozuar me stafin i cili është kujdesur për shëndetin e aktores.

Kjo e martë është një ditë speciale për Margarita Xhepën e cila feston sot 87-vjetorin.

Ditëlindja e ka gjetur në ambientet e spitalit aktoren e madhe, edhe pse fatmirësisht në gjendje më të mirë shëndetësore.

I urojmë aktores shërim të shpejtë!