“8 KLASË SHKOLLË, NISA KARRIERËN NË FILLORE”/ Mozzik zbulon të pathënat e jetës – AlpeGossip
“8 KLASË SHKOLLË, NISA KARRIERËN NË FILLORE”/ Mozzik zbulon të pathënat e jetës

“8 KLASË SHKOLLË, NISA KARRIERËN NË FILLORE”/ Mozzik zbulon të pathënat e jetës

Mozzik ka treguar shpesh se ka kaluar një jetë të vështirë, por megjithatë ja ka dalë mbanë të bëjë realitet ëndrrat e tij.

Së fundmi Mozzik ka zbuluar disa të pathëna për jetën e tij që lidhen me arsimimin. Me anë të opsionit “Ask me a question”, reperi ka treguar se ka filluar të merret me muzikë që në shkollë fillore.

Ai ka zbuluar se ka vetëm 8 klasë shkollë, por mendon që më mirë do të ishte të kishte dhe arsimin e lartë.

Kur dikush nga ndjekësit e ka pyetur nëse është më mirë me apo pa shkollë, ai u përgjigj: “Më mirë me shkollë normal, por fatkeqësia më e madhe është se në Kosovë me diplomë të fakultetit duhet të mbash blloqe dhe kova me llaç”.

Gjithashtu ai u ka premtuar fansave të tij se shumë shpejt do të publikojë një album me muzikë cilësore.

Mozzik tashmë është i martuar dhe baba i një vajze të quajtur Hana.