TEKAT E MEGHAN NUK KANË FUND/ Thyen traditën mbretërore pak para lindjes – AlpeGossip
TEKAT E MEGHAN NUK KANË FUND/  Thyen traditën mbretërore pak para lindjes

TEKAT E MEGHAN NUK KANË FUND/ Thyen traditën mbretërore pak para lindjes

Vetëm pak ditë na ndajnë nga lindja fëmijës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle. Ndërkohë që të gjithë presin me padurim të mësojnë gjininë dhe emrin e bebit është mësuar se ish-aktorja ka thyer një nga rregullat kryesor dhe një nga traditat e familjes mbretërore.

Sipas mediave të huaja, Meghan ka thyer traditën prej katër dekadash të lënë nga Princeshë Dianna. Ajo dhe Harry kanë vendosur që fëmija i tyre të mos lind në spitalin Lindo Wing of Saint Mary’s Hospital në Paddington, ku kanë lindur ndër vite të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore.

Siç është raportuar ata kanë zgjedhur që fëmija i tyre të lind në një maternitet në Windsor pasi ai nuk është një trashëgimtar i drejtpërdrejt i fronit dhe për këtë arsye duan që lindja të jetë në privatësi të plotë.