E TRISHTË/ Supermodelja diagnostikohet me kancer të zorrës në Javën e Modës në Paris – AlpeGossip
E TRISHTË/ Supermodelja diagnostikohet me kancer të zorrës në Javën e Modës në Paris

E TRISHTË/ Supermodelja diagnostikohet me kancer të zorrës në Javën e Modës në Paris

Supermodelja Pat Cleveland është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë pasi u dërgua me urgjencë në spital pas sfilatës në Paris Fashion Week.

68-vjeçarja u dërgua në spital pasi sfiloi për Tommy Hilfiger në një shfaqje të frymëzuar në vitet 70, ku morën pjesë modele afrikano-amerikane, përfshirë ikonat Grace Jones dhe Veronica Webb më 3 mars.

Mjekët zbuluan një tumor në zorrën e trashë dhe supermodelja duhet ti nënshtrohet operacionit.

Është ngritur një faqe GoFundMe për mbulimin e shpenzimeve të operacionit.

Brenda pak orësh, faqja grumbulloi më shumë se 46.000 dollarë nga 146 donatorë, përfshirë stilistët Zac Posen dhe Anna Sui, modelen Kimora Lee Simmons dhe një donatori anonim i cili i dha 10,000 dollarë.