Nëse ngjyra e urinës suaj përkon me ngjyrë trëndafili, ose edhe kuqe e zbehtë, mund të shkaktohet nga gjakutuaj, paralajmëroi faqja medicinale WebMD.
Kjo mund të jetë një shenjë e hipertensionit të veshkave – shtypjes të lartë të gjakut që është shkaktuar nga sëmundja e veshkave.
Shëndeti i veshkave mund të luajë një rol të madh në rrezikun e hipertensionit. Aq shumë, sa që pacientët me sëmundje të veshkave kanë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose goditje në tru se sa dështimi i veshkave.
“Hipertensioni i veshkave, i quajtur edhe hipertension renovaskular, është shtypja e lartë e gjakut, e shkaktuar nga sëmundja e veshkave,” tha faqja mjekësore.
“Hipertensioni i veshkave shkaktohet nga ngushtimi i arterieve që sjellin gjak në veshka”, deklaroi tutje WebMD.