E HARRON SINDIN DHE MELISËN? Del VIDEO e Atdheut në pishinë me një vajzë tjetër – AlpeGossip
E HARRON SINDIN DHE MELISËN? Del VIDEO e Atdheut në pishinë me një vajzë tjetër

E HARRON SINDIN DHE MELISËN? Del VIDEO e Atdheut në pishinë me një vajzë tjetër

Nëse mendoni se publikimi i fotografive çift të Teas dhe Beartit përbëjnë kulmin dhe fundin e bujës së skandaleve në “Për’puthen”, hmmmm… prisni! Një video kompromentuese e Atdheut mund të ndryshojë ekuilibrat në emision.

Në një video të siguruar nga Prive.al, konkurrenti gjendet në një pishinë të mbyllur, shumë pranë një vajze.

Dyshja shfaqet duke biseduar dhe qeshur, teksa shijon momente qetësie. Atdhe Xheravina do të tërhiqte veçanërisht vëmendjen e pupublikut pas puthjes me ish-pjesëmarrësen, Ana Lleshi, një puthje që u konsiderua lamtumire.

Në After Party-n e Luana Vjollcës, Atdheu do të shprehej se Ana është shumë e veçantë. Më pas ai tregoi se vajza perfekte për të është e mençuar, e bukur dhe me karakter të fortë.

Ndërkohë Ana, e ftuar para disa javësh në “Shqipëria Live” tregoi se priste një puthje në ballë si gjithmonë nga Atdheu dhe jo një puthje në buzë. Por duke qenë se puthja në buzë ndodhi, ajo kishte vendosur që ata të mos komunikonin më së bashku. Së fundmi, ai ka deklaruar se gjendet në dilemë mes Sindit dhe Melisës, ku flirtimet me këtë të fundit nuk kanë munguar.

Fundin e janarit, teksa mungoi në studio (probleme me shëndetin), Atdheu do t’i komentonte kështu Melisës në Instagram:

“Sa të shkojnë ato krahët e ëngjëllit mbrapa”.

“Ke lënë një vend bosh, do vish apo si e ke hallin”, ia ktheu Melisa.

“Pse mendove që shpëton kaq lehtë ti?”- vijoi replika.

“Nuk thashë unë që dua të shpëtoj nga gjë”, përfundoi Melisa