NUK DO TA BESONI/ Këto DETAJE na bëjnë të dyshojmë se Andi dhe Melisa janë bashkë (FOTOT) – AlpeGossip
NUK DO TA BESONI/ Këto DETAJE na bëjnë të dyshojmë se Andi dhe Melisa janë bashkë (FOTOT)

NUK DO TA BESONI/ Këto DETAJE na bëjnë të dyshojmë se Andi dhe Melisa janë bashkë (FOTOT)

Një akuzë e bërë disa puntata më parë në drejtim të Melisës, ku ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari deklaroi se vajza ishte përfshirë në marrëdhënie intime me një djalë, pa cilësuar nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit do të nxiste lindjen e zërave të shumtë, që përmendnin një emër të vetëm: Andi Shehun.

Si për të përforcuar këto zëra, kohë më parë qarkulloi një fotografi e tyre, në të cilën Andi dhe Melisa shfaqeshin pranë njëri-tjetrit. Mirëpo Melisa foli në “Për’puthen Prime” dhe sqaroi se në fakt ajo foto ishte bërë brenda ambienteve të Top Channel-it.

Nuk kam çfarë të them. Kjo fotografi është e zvogëluar. Këtu jemi në ambientet e Topit. Thjesht është zmadhuar”, shpjegoi asokohe Melisa.

Para disa ditësh u publikua dhe një tjetër imazh ku shfaqeshin pikërisht Andi dhe Melisa, nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe larg ambienteve të programit.

Ndërkohë dyshimet për një lidhje mes tyre i ka nxitur akoma më shumë ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj, e cila është shprehur me bindje se Andi dhe Melisa janë bashkë. Shqipja ishte e para që po ashtu zbuloi publikisht se Andi dhe Tean po mashtronin, pasi kjo e fundit në realitet ishte në lidhje me Beartin.

Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po ju gënjejnë dhe ju që jeni jashtë”, është shprehur Shqipja gjatë një videoje live në Instagram.

Ndërkohë fansat e emisionit kanë nisur të gërmojnë dhe të gjejnë fakte që mund të vërtetojnë lidhjen e fshehtë mes Melisës dhe Andit. Së fundmi në Instagram po qarkullojnë disa imazhe, që rrisin dyshimet për një marrëdhënie mes dyshes. Në rrjete sociale janë publikuar foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Para se të bëhej publik skandali i bujshëm, Shqipja postoi një foto në të cilën Tea shihej e veshur me të njëjtën bluzë si Bearti dhe nuk e dimë nëse po përsëritet e njëjta histori me Melisën dhe Andin.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre. Nuk dimë nëse ata kanë qenë në shtëpitë e njëri-tjetrit kur kanë bërë videot, por edhe ky është një detaj më shumë që mund t’i bëjë ndjekësit të besojnë se mes tyre ka realisht diçka.

Ndërkohë Andi dhe Melisa nuk kanë folur fare në lidhje me këtë çështje, teksa kjo e fundit reagoi ditën e sotme për skandalin Tea-Beart.

Melisa tha se nuk e ka njohur aq sa duhet Andin në një takim, por nuk i dukej se ai kishte aktruar në videon e reagimit pas publikimit të fotove të Teas dhe Beartit. Gjithashtu ajo shtoi se nuk beson se Andi ka pasur plan që të dalë si viktimë në këtë histori.

“Kur pashë këtë videon ai nuk më duket sikur aktron. Nuk mendoj që një selfie e bërë nga ata të dy të jetë marrë e të jetë hedhur pa dijeninë e tyre. Në Shqipëri ka pak maskilizëm dhe nuk mendoj se është bërë me plan nga Andi që të dalë viktimë”, u shpreh Melisa.