Me siguri ju kanë “shpëtuar”/ Ja të famshmit shqiptarë që kanë qenë bashkë në një klasë! (FOTO) – AlpeGossip
Me siguri ju kanë “shpëtuar”/ Ja të famshmit shqiptarë që kanë qenë bashkë në një klasë! (FOTO)

Me siguri ju kanë “shpëtuar”/ Ja të famshmit shqiptarë që kanë qenë bashkë në një klasë! (FOTO)

Pavarësisht se mund të kenë zgjedhur ose jo karriera krejt të ndryshme, këta të famshëm shqiptarë kanë qenë bashkë në një klasë; herë në një klasë gjimnazi, herë tek Liceu Artistik e herë në Akademinë e Arteve.

 

Elvana Gjata, Besart Kallaku dhe Jonida Vokshi kanë qenë bashkë në një kurs tek Akademia e Arteve. Edhe pse karrierën e ndërtoi në fushën e muzikës, Elvana ka studiuar për regji tek Akademia e Arteve, të cilës pak kohë më parë i dhuroi një sipërfaqe të gjelbëruar me pemë e lule. Ndërkohë që Besi dhe Jonida, që kanë studiuar po ashtu për regjizurë, nuk janë larguar shumë nga profesioni i tyre. Jonida ka marrë pjesë në disa role në projekte të ndryshme si “6 Idiotet”, “Skanderbeg”, ndërsa për momentin i është përkushtuar prezantimit në emisionin “Thurrje” në Digitalb. Ndërkohë që Besin, përveç eksperimentimeve te herahershme në muzikë, e kemi parë në rolet e tij kur ishte pjesë e “Portokalli” ose në realizimet e “One Man Show”. Së fundmi, në një projekt me aktorin Erion Isain, do të ribëhet pjesë e televizionit në një format që do të zbulohet së shpejti.

 

Saimir Tahiri, Julka Gramo dhe Ogerta Manastirliu janë tre ish-nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Ishte Julka ajo që ndau emocionet e papërshkrueshme të ribashkimit të ish-samistave rreth një vit më parë. Ata organizuan një mbrëmje të veçantë: me regjistrin e vjetër dhe apelin e mungesave.

Në regjistrër lexohen qartë 3 emrat: Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Saimir Tahiri, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe emri i këngëtares dhe moderatores së emisionit “You & Me”, Julkës.

Dietologia Blerina Bombaj dhe gazetarja e njohur Sonila Meço kanë qenë në një klasë në kohën e gjimnazit, pasi të dyja studionin tek “Ismail Qemali”. Duket se miqësinë e vazhdojnë edhe pas gjimnazit, sepse disa kohë më parë Sonila Meço u fotografua duke kaluar disa momente qetësie me vajzën e saj në ambjentet e Blerina Farm.

Rreth 20 vite më parë, Vikena Kamenica, Ornela Bregu dhe Ledina Çelo ishin shoqe klase, ku ndanin bashkë kohën e tyre në Liceun Artistik. Pak kohë më parë, Ledina Çelo postoi këtë foto si një rikthim aty rreth viteve ’90 me shoqen e klasës, Ornela Bregu.

Që atëherë kanë kaluar shumë vite; ato janë bërë nëna të 2 fëmijëve. Ah, gjithashtu nga brune natyrale janë bërë bjonde. Përveç Ornelës që e kemi parë edhe në ekran duke prezantuar, Vikena Kamenica dhe Ledina Çelo i janë përkushtuar vetëm muzikës.

Bashkim Fino dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kanë qenë shokë klase. Këtë gjë e pohoi vetë Kodheli, ku gjatë një seance për diskutimin e minoriteteve në Komisionin e Jashtëm, u shpreh kështu: “Mirë se erdhe z.Fino. Se me Bashkimin kam një histori të hershme. Ne kemi qenë në një klasë bashkë. Jemi shokë të mirë që prej vitit të largët ‘82”.

Saimir Pirgu, Denada Toce, Englein Laknori dhe Ermal Mamaqi kanë qenë të katërt në Liceun Artistik “Jordan Misja” para se të t’i kushtoheshin profesioneve jo dhe aq të ngjashme. Englein Laknorin dhe Ermal Mamaqin i kemi parë bashkë në performancat e tyre në “Apartamenti 2XL”, pak kohë para se Ermali t’i përkushtohej prezantimit të emisioneve të humorit.

Psikologia Denada Toce ka studiuar në lice për flaut, ndërkohë që më vonë vazhdoi studimet për psikologji. Së fundmi e kemi parë si pjesë e jurisë së “Power Kids”, rubrikën tek “E diela shqiptare”. Ndërsa tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu po njeh majat e suksesit ndërkombëtar. Ai do të ishte pjesë e operetës “Die Fledermaus”, por për shkak të një bronkiti akut nuk mundi të ishte i ftuari special i operetës së famshme.

Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Inva Mula dhe Zana Çela kanë qenë bashkë në liceun artistik “Jordan Misja”. Zana Çela iu rikthye pak kohë më parë kujtimeve të Liceut ku për të shprehur nostalgjinë për atë periudhë, postoi këtë foto bardhë e zi.

“Kujtim shumë i bukur matura jonë e Liceut, sa shumë miqësi ka në këtë foto, Ju përqafoj të gjithëve!”, shkroi Zana në diçiturën që e shoqëronte fotografinë.

 

Nora Istrefi, Zanfina Ismajli dhe Fjolla Krasniqi kanë qenë gjithashtu në një klasë sëbashku.

Nora dhe Zanfina vazhdojnë të jenë aktive me projektet e tyre muzikore, ndërsa Fjolla Krasniqi prej vitesh është larguar nga muzika.

Ben Blushi dhe Ilir Meta kanë qenë bashkë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Blushi ka pranuar se është zënë me presidentin Meta kur kanë qenë shokë klasë për arsye banale, gjë që i kishte shkaktuar 2 javë përjashtim nga shkolla.

Ajola Xoxa dhe moderatorja Alketa janë dy ish-petroninse, që kanë studiuar bashkë në një prej gjimnazeve më të njohur të Tiranës. Bashkëshorten e kryetarit të bashkisë së Tiranës jemi mësuar ta njohim si juriste, por së fundmi i është përkushtuar edhe realizimit të projekteve muzikore, ku këngë si “Meteor” – Miriam Cani, “How does it feel” – Andos, “Mall” – Eugent Bushpepa mbajnë vulën e ideimit të Ajolës. Ndërsa Alketa i është përkushtuar përgjithësisht prezantimit të disa emisioneve, ku i fundit është “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Dy aktorët e njohur, Olta Gixhari dhe Nik Xhelilaj kanë studiuar gjithashtu bashkë në Akademinë e Arteve. Olta është një ndër emrat aktivë me daljet e saj në skenën e teatrit, ndërsa Niku po ndërton karrierën ndërkombëtare, kryesisht në Turqi dhe Gjermani.

Copyright Anabel.al