Prej muajsh Bojken Lako po shijon një histori të re dashurie.
Ndonëse kishte preferuar ta mbante sekret identitetin e saj, më në fund kantautori është ‘dorëzuar’. Në rrjetet sociale ai ka publikuar foto romantike me Izzy, bjonden simpatike që i ka fituar zemrën.
Dyshja është bashkë prej disa muajsh, duke preferuar që këtë histori ta zhvillojnë larg fokusit mediatik. Vetë Bojkeni foli në media në lidhje me marrëdhënien e re, por duke preferuar mos të ndajë shumë detaje.
“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha Bojken ne nje interviste se fundmi.