ZONJËS SË PARË TË AMERIKËS I NDODH E PAPRITURA/ E godet elefanti dhe humb balancën – AlpeGossip
ZONJËS SË PARË TË AMERIKËS I NDODH E PAPRITURA/ E godet elefanti dhe humb balancën

ZONJËS SË PARË TË AMERIKËS I NDODH E PAPRITURA/ E godet elefanti dhe humb balancën

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump mori një surprizë të papritur gjatë një udhëtimi në Kenia. Një këlysh elefanti e goditi zonjën Trump e cila humbi balancën për një moment.

Por për fat të mirë nuk u lëndua.

Trump vizitoi Parkun Kombëtar të Nairobit në kryeqytetin Kenian, si pjesë e udhëtimit të saj të parë të vetëm ndërkombëtar, si Zonjë e Parë.

Kjo është edhe vizita e parë saj në Afrikë. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në parkun kombëtar, Trump ushqeu elefantët me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve për ruajtjen e kafshëve të egra.

Ajo gjithashtu vizitoi një jetimore në Nairobi, ku pa fëmijët duke kërcyer.