KUJDES/ Këto 6 shenja tregojnë se keni nevojë "urgjentisht" për vitamina - AlpeGossip
KUJDES/ Këto 6 shenja tregojnë se keni nevojë “urgjentisht” për vitamina

KUJDES/ Këto 6 shenja tregojnë se keni nevojë “urgjentisht” për vitamina

Rënia e flokëve

Sasia e pakët e biotinës vjen nga konsumimi i tepruar i vezëve. E bardha e vezës përmban shumë avidinë, e cila bllokon aftësinë që ka organizmi ynë për të sintetizuar biotinën. Për të rritur sasinë e biotinës duhet të konsumojmë më tepër patate, fasule dhe banane.

Kontraktimi i muskujve

Kontraktimi i muskujve mund të vijë edhe si rrjedhojë e mungesës së kalciumit dhe magnezit. Kjo ndodh më tepër kur merresh me sport, sepse nëpërmjet djersitjes i nxjerr jashtë organizmit. Për të shmangur këtë problem konsumoni babane, fruta të thata dhe mollë.

Acarim dhe skuqje e lëkurës

Organizmi ynë sintetizon vetë disa prej vitaminave (A, E, D, K), por grupi i vitaminave B duhet që të fitohet përmes konsumit ditor. Ndaj shtoni në dietën tuaj ushqimore djathë, kërpudha, spinaq dhe vezë të ziera.

E bardha e syrit në ngjyrë të verdhë

Një gjë e tillë tregon mungesë të vitaminës B12, ndaj hani më shumë mish pule ose viçi, qumësht dhe salmon.

Dhëmbë jo të shëndetshëm

Kryesorja për një problem të tillë është mungesa e vitaminës D. Kjo shkakton dobësim të kockës ku janë fiksuar dhëmbët (periodontal), përmes së cilës ata lidhen dhe marrin ushqimin e duhur. Merrni ushqime të pasura me kalcium, fosfor dhe vitaminë D; oriz, qumësht, domate, fasule, peshk, agrume dhe rrush.

Pagjumësi

Studime të shumta kanë treguar se mungesa e vitaminave D, C, B12, B6 shkakton pagjumësi.