Dafina sapo i dërgoi një mesazh ”të koduar” Ledrit? Ja DETAJI që ngre DYSHIME (FOTO) – AlpeGossip
Dafina sapo i dërgoi një mesazh ”të koduar” Ledrit? Ja DETAJI që ngre DYSHIME (FOTO)

Dafina sapo i dërgoi një mesazh ”të koduar” Ledrit? Ja DETAJI që ngre DYSHIME (FOTO)

Do ju pëlqente një rikthim i Ledrit dhe Dafinës?

Epo ata të dy do të jenë sërish bashkë, të paktën në një skenë pasi është konfirmuar se do të përformojnë në Kosovë në “Sunny Hill Festival” në një nga data 10,11,12 gusht, festival ky i organizuar nga babai i Dua Lipes.

Ata ishin një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, por lidhja e tyre nuk ishte e destinuar të zgjaste shumë. Pas ndarjes së shumë përfolur, të dy artistët janë shprehur që asgjë nuk i pengon të mbeten ende shokë, mirëpo të ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Ama Dafina i ka dërguar disa sinjale reperit, pasi një herë ka publikuar foto me të, ndërkohë që i ka thurur elozhe këngës “Merri Merri” në bashkëpunim me Butën.

Por një detaj na bëri të dyshojmë sërish në foton e fundit të Dafinës. Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur në një lum ndërkohë që ka shkruar “Wild Thoughts”.

Nuk ju duket e dëgjuar kjo frazë? Nuk e kemi fjalën për këngën e Rihannës, por për këngën “Princess Diana” të Ledrit, ku reperi thotë “Wild Thoughts about you”

Apo ndoshta edhe kënga e re e Dafinës “Fuego” do të ketë këtë frazë në tekstin e saj?