Çmendi publikun në ‘Kënga Magjike’: Zbulohet lidhja e Rea Nuhut me këngëtarin shqiptar – AlpeGossip
Çmendi publikun në ‘Kënga Magjike’: Zbulohet lidhja e Rea Nuhut me këngëtarin shqiptar

Çmendi publikun në ‘Kënga Magjike’: Zbulohet lidhja e Rea Nuhut me këngëtarin shqiptar

Pjesëmarrja e saj në edicionin e fundit të festivalit “Kënga Magjike” ishte vërtetë një suprizë për publikun, pasi në moshë fare të re, këngëtarja 17-vjeçare Rea Nuhu i mahniti të gjithë me zërin e saj potent në këngën me titull “Pa faj”, një bashkëpunim me Kastro Zizon.

Dhe pjesëmarrja në festival duket se ka qenë një fillim jashtëzakonisht i mbarë për karrierën e saj muzikore, pasi duket se Nuhu tashmë është pjesë e mirëfilltë e skenës muzikore shqiptare. Por kjo duket se tashmë vlen edhe për të dashurin e saj, Henri Mahmutin, i cili së fundmi, në një intervistë për “Jo vetëm modë”, rrëfeu së është pjesë e grupit të muzikës rock Bulzat, një grup i krijuar nga Bojken Lako.

Përkrah tij, në intervistë ka qenë edhe vetë Rea, e cila në imazhet e transmetuara në emision, shihet e emocionuar në publik teksa ndjek performancën e të dashurit.

Por ndonëse gjatë intervistës ata nuk e konfirmuan qartësisht se janë në një lidhje, fotot në profilet e tyre në rrjetet sociale zbulojnë gjithçka.

“Ne jemi njohur nga Ritfesti, kemi qenë të dy pjesëmarrës dhe finalistë. Kemi pasur shije të përbashkëta në muzikë dhe duke qenë finalistë, u bëmë një grup i madh shoqëror dhe nga gjithë ky grup, vetëm unë me Henrin mbetëm kaq të afërt.”-u shpreh Rea, duke shtuar më tej se ata së shpejti mund të vijnë së bashku me një këngë.