PËRVEÇ MODERIMIT DHE KËNGËS/ Isli Islami dëshiron të provojë edhe diçka tjetër nga bota e artit - AlpeGossip
PËRVEÇ MODERIMIT DHE KËNGËS/ Isli Islami dëshiron të provojë edhe diçka tjetër nga bota e artit

PËRVEÇ MODERIMIT DHE KËNGËS/ Isli Islami dëshiron të provojë edhe diçka tjetër nga bota e artit

Isli Islami ka vërtetuar prej kohësh se është i zoti në moderim dhe përtej kësaj e kemi parë të eksperimentojë edhe në fusha të tjera. Ai ka treguar se është i aftë edhe në muzikë, madje ky ka qenë një pasion i hershëm për të. Por siç duket kjo nuk është e vetmja fushë ku dëshiron të eksperimentojë në botën e artit. Së fundmi Isli ka zbuluar për të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ se do të kishte shumë dëshirë të shfaqej në një film si aktor. Përmes aplikacionit pyetje-përgjigje, dikush është bërë kuriozë të dijë nëse ai e sheh veten si aktor filmash, madje në ato të ‘Hollywood-it’.

“Aaa më ke gjetur midenë. Më kanë thënë që kam plastikë shumë të mirë për aktor. Nuk e kam mbyllur asnjëherë atë derë, kështu që kush e di. Pastaj ne ‘Hollywood’ më çove larg, edhe një Kinostudioje këtu s’do i kisha thënë jo”, – ka thënë moderatori.

Përderisa e bëri publike këtë ëndërr të tij, ndoshta Isli do të marrë më shumë ftesa për t’u bërë pjesë e ndonjë filmi dhe ne do të kishim shumë dëshirë që ta shihnim edhe në këtë rol.