Heq brinjët për t’u dukur më elegante, kush është “ylli” me belin më të hollë në botë – AlpeGossip
Heq brinjët për t’u dukur më elegante, kush është “ylli” me belin më të hollë në botë

Heq brinjët për t’u dukur më elegante, kush është “ylli” me belin më të hollë në botë

Sophia Vegas, ylli i televizionit gjerman ka arritur të fitojë belin më të hollë në botë. 30-vjeçarja ka shpenzuar më shumë se 32 mijë euro për të hequr dy brinjë në mënyrë që të sigurojë një bel prej vetëm 46 cm.
Bjondja është fotografuar këtë të diel duke bërë shopping në Beverly Hills, ndërsa të gjithëve u ka bërë përshtypje trupi i saj me forma aq të mprehta.

Bukuroshja, e lindur me emrin Sophia Wollersheim, kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë pink që i tregonte të gjithë format e saj bombastike.

Operacioni në bel nuk është i vetmi që Sophia ka guxuar të bëjë, pas tre ndërhyrjeve në gjoks dhe katër të tjerave në hundë.

Operacioni i brinjëve u bë një vit më parë në SHBA, pasi në Gjermani konsiderohet ilegal. Sofia është përfolur deri tani se ka belin më të hollë në botë, megjithatë nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare që ta vërtetojë këtë.

BERLIN, GERMANY – APRIL 07: Sophia Wollersheim attends the Echo Award 2016 after show party on April 07, 2016 in Berlin, Germany. (Photo by Isa Foltin/Getty Images)