DO QESHNI ME LOT/ Shikoni se si Anxhela Peristeri i ”nxin” jetën kameramanëve – AlpeGossip
DO QESHNI ME LOT/ Shikoni se si Anxhela Peristeri i ”nxin” jetën kameramanëve

DO QESHNI ME LOT/ Shikoni se si Anxhela Peristeri i ”nxin” jetën kameramanëve

Para pak ditësh këngëtarja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku, Anxhela Peristeri, publikoi këngën e saj më të re, të titulluar “Shpirt i bukur”, e cila u prit shumë mirë nga fansat.

Videoklipi i këngës është tepër interesant dhe Anxhela shfaqet e veshur me fustan nusërie. “Shpirti i bukur për të gjithë ata që bukurinë e kanë në shpirt”, është shprehur ajo në lidhje me këngën.

Ditën e sotme, këngëtarja ka zbuluar një ndër prapaskenat gjatë xhirimeve të këngës, ku ajo i kërkon gjithë nervozizëm mikut të saj, Ardi , që të filmonte sa më parë pasi dielli kishte ikur. “Prapaskenat, kur të ka humbur durimi dhe dielli po zhduket dhe ska kohë për xhirime”, ka shkruar Anxhela në postimin e bërë në Instagram. Po ashtu ajo i është drejtuar Arditit duke i thënë “E di qe ta kam nxir”, pra kërkon të thotë se falë saj kameramani ka kaluar momente të vështira gjatë xhirimeve.