Xhensila Myrtezaj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private, ku vetëm pak ditë më parë u përhap me shpejtësi një lajm se ajo është shtatzënë, lajm të cilin e mohoi më vonë motra e Besit dhe vetë Xhensila.
Teksa ndodhej në një event, këngëtarja për “Thumb” tregoi barkun para kamerave duke u shprehur se nuk është shtatzënë.
“Këtë vit? Po ku e di unë? Jo, jo s’kemi gjë nga universi ende”, tha Xhensila.
“Ja, petë, është thjesht efekti i bluzës”, shtoi këngëtarja.