“PAS KAQ KOHË, KJO KËNGË MË RRËNQETHI”/ Vesa Luma emocionohet nga këngëtari shqiptar – AlpeGossip
“PAS KAQ KOHË, KJO KËNGË MË RRËNQETHI”/ Vesa Luma emocionohet nga këngëtari shqiptar

“PAS KAQ KOHË, KJO KËNGË MË RRËNQETHI”/ Vesa Luma emocionohet nga këngëtari shqiptar

Pak javë më parë nisën konkurrimet e edicionit të 20-të të “Këngës Magjike” dhe shumë emra të njohur të skenës janë bërë pjesë e këtij festivali dhe një ndër ta është edhe Lind Islami.

Së fundmi, ai është paraqitur me një këngë dedikuar dashurisë së nënës dhe reagimet kanë qenë tepër pozitive.Edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka shprehur pëlqimin e saj për këngën e Lindit. Këtë gjë ajo e ka treguar me anë të një postimi në “Instastory”.

“Wow, rastësisht e pashë këtë këngë të shpërndarë në rrjete sociale, çfarë emocioni. Bravo @lindislami, pas kaq shumë kohësh u rrënqetha nga një këngë shqiptare”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Vesa Luma së bashku me bashkëshortin, Big Bastën dhe djalin e tyre janë larguar drejt Australisë për të jetuar, por duket se këngëtarja nuk harron të dëgjojë dhe vlerësojë projektet e kolegëve të saj.