RIKTHIM NË VITIN 1997/ Ja si dukej Eneda Tarifa kur doli për herë të parë në skenë – AlpeGossip
RIKTHIM NË VITIN 1997/ Ja si dukej Eneda Tarifa kur doli për herë të parë në skenë

RIKTHIM NË VITIN 1997/ Ja si dukej Eneda Tarifa kur doli për herë të parë në skenë

Këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa ditën e sotme është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto shumë të rralla, ku shfaqet krah kantautorit shqiptar, Sajmir Çili.

Përmes përshkrimit të fotos, bukuroshja ka zbuluar për ndjekësit se për të ka qenë dalja e parë në skenë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Po ashtu Eneda ka rrëfyer publikisht se personi i cili i zgjati dorën duke e bërë pjesë të kompozimit “Yjet e shpresës”, ishte Sajmir Çili.

“Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe siç është ajo e Festivalit Kombëtar. Me shumë dashuri kujtoj Sajmir Çilin i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij ‘Yjet e shpresës’. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent të padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij disa foto të papublikuara më parë. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si ‘voicealbania’ e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte t’i zgjasja dorën edhe unë siç bëri babai i saj me mua. Por gjithsesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit”, shkruan këngëtarja krah fotove.

Rikujtojmë se së shpejti Enedën do ta shohim në ekranin e “Top Channel” si prezantuese të “Top Talent.”

View this post on Instagram

Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe sic ështe ajo e Festivalit Kombetar. Me shume dashuri kujtoj @cilisajmir i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij “Yjet e shpresës”. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent te padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij @isea_cili disa foto të papublikuara më pare. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si @voicealbania e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte ti zgjasja dorën edhe unë sic bëri babai i saj me mua. Por gjithësesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit. #viti97 #jamcaelashtëedheunë #15vjeç

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on