MOS THONI QË NUK JU LAJMËRUAM/ Mos u vishni më kështu në një intervistë pune – AlpeGossip
MOS THONI QË NUK JU LAJMËRUAM/  Mos u vishni më kështu në një intervistë pune

MOS THONI QË NUK JU LAJMËRUAM/ Mos u vishni më kështu në një intervistë pune

Kryeredaktorja e revistës prestigjioze “Vogue”, Anna Wintour, së fundmi ka zbuluar për të gjitha femrat se si duhet të vishen përgjatë një interviste pune.

Ajo ndër të tjera ka rrëfyer eksperiencat e saj me persona të cilët janë paraqitur për intervistë, për t’u punësuar në revistën në fjalë.

“Unë personalisht i kushtoj shumë rëndësi mënyrës se si dikush paraqitet për intervistë. Ndonjëherë më krijohet përshtypja se ato sapo kanë veshur rrobat e blera në pikë të mëngjesit ose një natë përpara. Shumica prej tyre mundohen të vishen në një mënyrë të veçantë, për të rënë në sy, por harrojnë se stili i tyre është e vetmja gjë origjinale që mund t’i bëjë ata të duken tmerrësisht magjepsës”, u shpreh Wintour.

Hë, mbajtët shënime?

Pra nëse doni që në një intervistë pune të shkëlqeni, bëni mirë që të visheni ashtu siç ju visheni gjithmonë, pra përmbajuni stilit tuaj.

Mos vishni diçka që nuk i përket stilit tuaj sepse nuk do dukeni aspak mirë!