ZAYN MALIK MERR SHEMBULL NGA JUSTIN BIEBER/ Ja surpriza që ka përgatitur për partneren Gigi Hadid – AlpeGossip
ZAYN MALIK MERR SHEMBULL NGA JUSTIN BIEBER/ Ja surpriza që ka përgatitur për partneren Gigi Hadid

ZAYN MALIK MERR SHEMBULL NGA JUSTIN BIEBER/ Ja surpriza që ka përgatitur për partneren Gigi Hadid

Ka qenë një verë e mbushur me gëzime, pasi shumë persona të famshëm u fejuan dhe shumë të tjerë u martuan. Mirëpo duket se do të ketë edhe një tjetë fejesë! Mediat britanike raportojnë se Zayn Malik është gati të propozojë të dashurën e tij Gigi Hadid. Sipas “The Sun”, ai ka shumë dëshirë të ulet në gjunjë përpara modeles sepse kërkon t’i vërtetojë dashurinë që ka për të.

Ai është shumë i dashuruar me të dhe në çdo moment kërkon të vërtetojë të gjithë dashurinë që ka për Gigi-n si dhe t’i tregojë botës se marrëdhënia e tyre është e vërtetë”- u shprehën burime pranë këngëtarit.

Mirëpo surpriza nuk është vetëm kjo, pasi Zayn ka menduar edhe për dasmën, e cila do të jetë krejtësisht sekret dhe pa asnjë të ftuar. Ok, përveç dy dëshmitarëve.

 

Kjo nuk do të jetë fejesa e parë e kengëtarit 25-vjeçar, pasi ishte i fejuar për dy vite me ish-këngëtaren e grupit Little Mix, Perrie Edwards.