“NUK LEJOHET ALKOOLI”/ Besimi fetar nxit debat në shtëpi, opinionistët këshillojnë Sabianin – AlpeGossip
“NUK LEJOHET ALKOOLI”/ Besimi fetar nxit debat në shtëpi, opinionistët këshillojnë Sabianin

“NUK LEJOHET ALKOOLI”/ Besimi fetar nxit debat në shtëpi, opinionistët këshillojnë Sabianin

Besimi fetar ka nxitur debat përpara disa ditësh mes Einxhelit dhe Sabianit.

Ajo e ka akuzuar Sabianin se po përdor besimin e tij fetar në çdo bisedë dhe kjo i bën banorët të ndihen keq.

Nga ana tjetër Sabiani e ka mohuar rreptësisht këtë akuzë duke thënë se asnjëherë nuk e ka bërë këë gjë por thjesht banorët po përpiqen ta prekin atë në pikën e tij të dobët.

Pas përballjes së tyre, edhe opinionistët nuk nguruan t’i jepnin Sabianit edhe disa këshilla miqësore.

Mënyra më e mirë për të respektuar Zotin është nëpërmjet sjelljes tënde. Por ti ke pirë pak, dhe kjo nuk është e lejueshme. Besimin tënd reflektoje me veprat e tua sepse në të kundërt banorët nuk do të të kuptojnë’’,- tha Arbër Hajdari.

Edhe Sonila Meço solli në vëmendje vrasjet dhe atentatet që bëhen në emër të Zotit duke këshilluar kështu banorët se shumë lehtësisht biseda e tyre mund të kalojë në blasfemi.

‘’Kujdes, sot në emër të Zotit bëhen atentate. Kujdes kur përmendi Zotin dhe mos e banlizoni. Emri i Zotit nuk mund të përmendet aq lehtësisht në biseda, është shumë kollaj të kalohet në blasfemi’’,- tha ajo.