GATI PËR NDRYSHIM? Ja kush do të jetë ngjyra më e famshme e këtij dimri – AlpeGossip
GATI PËR NDRYSHIM? Ja kush do të jetë ngjyra më e famshme e këtij dimri

GATI PËR NDRYSHIM? Ja kush do të jetë ngjyra më e famshme e këtij dimri

Janë disa gjëra që ne i presim gjithnjë me ardhjen e dimrit: çizmet e ngrohta, pulovrat, palltot, por mbi të gjitha një ngjyrë të re flokësh. Flokë të reja që duken të shëndetshme, që bëjnë kontrast me xhaketën e lëkurës dhe bien në sy që prej shumë metrash larg.

 

Nëse po kërkoni këtë, jini të vëmendshëm: flokët në ngjyrë vanilje me nuancë lejla janë kolori që do ta dashuroni këtë dimër.

 

Në fakt, me të drejtë do të mendoni se stina e ftohtë është për flokë të errët, për t’ju përshtatur edhe gjendjes së dimrit, por jo.

Kjo ngjyrë gati magjike ka rezultate fantastike, aq më tepër nëse modeli i juaj i flokëve është bob. Rrënjët mund të jenë të errëta dhe shkëlqimi nuk humbet.