TRONDITSE/ Bebe Rexha akuzon producentin për NGACMIM SEKSUAL: Ai ka provuar… (FOTO) – AlpeGossip
TRONDITSE/ Bebe Rexha akuzon producentin për NGACMIM SEKSUAL: Ai ka provuar… (FOTO)

TRONDITSE/ Bebe Rexha akuzon producentin për NGACMIM SEKSUAL: Ai ka provuar… (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i është bashkangjitur grupit të madh të femrave që kanë pranuar se janë ngacmuar seksualisht.

Ylli 28 vjeçar, Bebe Rexha ka pranuar përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter” që edhe ajo është ngacmuar seksualisht nga po i njëjti producent që i kishte ngacmuar edhe Kristina Buch dhe Peyton Ackley.

“Më vjen mirë që vajzat kanë folur publikisht. Është e frikshme, ai e ka provuar edhe me mua por unë thjeshtë kam reaguar jashtë studios. Karma është bushtër. Është shumë e frikshme që femrat të flasin për këto punë. Ato femra që e bëjnë, janë të forta. Ai ka provuar të njejtën gjë ndaj meje kur isha në fillimet e mija” ka shkruar Bebe në postimin e saj.

Ndryshe, Kristina ka deklaruar se Detail e ka dhunuar në muajin shkurtë duke e detyruar të bëj seks me të njësoj kurse edhe Peyton ka pranuar se këtë gjë e ka bërë i njëjti producent me të.

Sipas saj industria e muzikore në këtë kohë ka të bëjë vetëm me seksin.