Nuk PËRMBAHET Era Istrefi, i nxjerr fushë “shalët” në vizitën tek presidenti Thaçi – AlpeGossip
Nuk PËRMBAHET Era Istrefi, i nxjerr fushë “shalët” në vizitën tek presidenti Thaçi

Nuk PËRMBAHET Era Istrefi, i nxjerr fushë “shalët” në vizitën tek presidenti Thaçi

Ditën e sotme, Era Istrefi është nderuar me medaljen e jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këngëtarja që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke kënduar në Botëror, ishte e ftuar në zyrën e presidencës së Kosovës ku presidenti Hashim Thaçi e dekoroi me medaljen.

Era ishte veshur shumë provokuese me një këmishë të verdhë me dy të çara anash. Teksa qëndronte ulur, dy të çarat bënin që Era të tregonte më shumë se ç’duhej.

“Jam e lumtur, kjo medalje më motivon më shumë të promovoj Kosovën, të kem edhe më shumë suksese. Falenderoj presidentin për medaljen dhe ndihem e nderuar për këtë. Kjo më jep edhe një ekstra motivim që ta promovoj edhe më tepër vendin pasi jemi një popull që e meritojmë shumë”, u shpreh Era.