Luana Vjollca PUSHTON verën! Sapo publikoi klipin më të ri “Vetëm ti” (VIDEO) – AlpeGossip
Luana Vjollca PUSHTON verën! Sapo publikoi klipin më të ri “Vetëm ti” (VIDEO)

Luana Vjollca PUSHTON verën! Sapo publikoi klipin më të ri “Vetëm ti” (VIDEO)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Luana Vjollca rikthehet në tregun muzikor shqiptar për këtë sezon veror me këngën e saj të dytë. “Vetëm ti” mban titullin kënga, në të cilën Luana i kërkon llogari djaloshit për dashurinë e humbur.

“Nuk e di ti sa më ke vrarë, se unë vetëm ty të t’kam dasht” – thuhet mes rreshtave të këngës, të shkruar nga Luana Vjollca dhe Bini Diez.

Luana i qëndron besnike Kosovës, për të realizuar klipin. “Vetëm ti” është xhiruar në lagjen e njohur si “Çarshia e Vjetër” në Gjakovë.

Ajo shfaqet tejet lozonjare dhe rrëzëllitëse në videoklipin e “Vetëm ti”.

Një muaj më parë, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin me këngëtarin Bujar Qamili, këngën “Mi dhe flakë mallit tim”, që shënon plot 7 milionë klikime në Youtube.