Këngëtarja shumë e dashur për publikun e që me hitin “Nëntori” është bërë e famshme edhe jashtë kufijve shqiptarë, Arilena Ara ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”.
Arilena gjatë karrierës së saj nuk është kapur kurrë në krahët e ndonjë mashkulli dhe as ka deklaruar se është e lidhur, prandaj e pyetur sot nëse pranon aplikime për të dashur, Arilena me përgjigjen e saj la të kuptohej se ajo është në një lidhje.
“Jo, është full, nuk pranojmë aplikime për boyfriend, aplikimet janë mbyllur”, u shpreh Arilena dhe Alketa tha se të gjithë e kuptuan se çfarë donte të thoshte këngëtarja.