PASKA DALË NË EKRAN QË 6 VJEÇ/ Shihni si dukej moderatorja bukuroshe Jona Spahiu (FOTO) – AlpeGossip
PASKA DALË NË EKRAN QË 6 VJEÇ/ Shihni si dukej moderatorja bukuroshe Jona Spahiu (FOTO)

PASKA DALË NË EKRAN QË 6 VJEÇ/ Shihni si dukej moderatorja bukuroshe Jona Spahiu (FOTO)

Moderatorja e njohur e emisionit “Pa filtër”, Jona Spahiu, në shtator të këtij viti u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Raiden dhe tashmë ka vendosur të largohet për disa kohë nga ekrani, për t’ju përkushtuar tërësisht të voglit.

Por, me siguri askush nuk e ka ditur se Jona është bërë pjesë e televizionit që në moshën 6-vjeçare. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory një video ku shfaqet gjatë një emisioni për fëmijë i cili transmetohej asokohe në TVSH.

Jona shfaqet me flokë me baluke dhe të prerë shkurt me modelin ‘tas’, teksa thotë një gjëegjëzë për fëmijët.

“Yyy ça gjëegjëze të vështirë paskam përgatitur. Ç-ja nuk paska qenë pika ime e fortë, por vëthët e mi po ama.”, shkruan Jona me humor krahas postimit të saj.