“TOP CHANNEL” APO “TV KLAN”? Ku do e shihni emisionin e ri të Renato Mekollit – AlpeGossip
“TOP CHANNEL” APO “TV KLAN”? Ku do e shihni emisionin e ri të Renato Mekollit

“TOP CHANNEL” APO “TV KLAN”? Ku do e shihni emisionin e ri të Renato Mekollit

Renato Mekolli me emisionin e tij “Hell’s kitchen” ka qenë ndër më të komentuar gjatë gjithë sezonit. Me mbarimin e “Hell’s kitchen”, Renato nuk do largohet nga ekranit, por shefi i kuzhinës do vijë me një emision të ri. Në një shkrim autorial në portalin e tij, pak ditë më parë Renato tregoi se do vijë shumë shpejt me një emision që ka pasur dëshirë ta bëjë gjithmonë.

“Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë”, bëri të ditur Renato.

Mirëpo po përflitet se shefi i kuzhinës emisionin e ri do ta bëjë në TV Klan dhe jo në Top Channel.

Thashethemet kanë nisur nga fotot e publikuara nga “Gazeta Express” ku Renato shfaqet në ambientet e TV Klan.

Na mbetet të presim çfarë do thotë vetë Renato.