“XHELOZI MES RISELDËS DHE AJDINIT”/ Rrëfehet koreografja: Ai ma kontrollon telefonin por… – AlpeGossip
“XHELOZI MES RISELDËS DHE AJDINIT”/ Rrëfehet koreografja: Ai ma kontrollon telefonin por…

“XHELOZI MES RISELDËS DHE AJDINIT”/ Rrëfehet koreografja: Ai ma kontrollon telefonin por…

Këtë të shtunë Riselda Sejdija ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut.

Koreografja e njohur ka rrëfyer planet e saj për zhvillimin e një dasme madhështore në përvjetorin e 15-të të martesës së saj me Ajdin Sejdijan.

Ndër të tjera Riselda ka folur edhe për raportin e tyre në çift, a ka xhelozi mes tyre apo si reagojnë ndaj njëri-tjetrit në situata të tilla.

“Në 2020-ën  ne bëjmë 15 vite martesë. Duke kaluar vitet dhe duke u zbehur kjo gjë. Sigurisht që xhelozira nga më të ndryshmet ka. Nuk ka të shumta si fillimet kur u njohëm. Tani primar është Brahimi. Ajdini e ka zakon, nuk e bën me të keq(sheh telefonin). Më pyet pa të keq kush mori, mami të mori? Prapë mami të mori. Telefoni im bie 3 herë i tiji 40 herë.”,- ka treguar me shaka Riselda.

Epo le të themi se të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë një situatë e tillë.